Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e “Lagjes së Vneshtave” në kryeqytet kërkojnë asfaltimin e rrugës 250 metra

Derisa ngjitet në rrugën me plot gropa e cila e dërgon në shtëpi, Xhemail Veseli thotë se lutet që dimri të mos e zërë atë sërish në këtë gjendje.

Ky banor i “Lagjes së Vneshtave” të Prishtinës, ankohet se gjendja e rëndë e rrugës “Peshteri”, po ua vështirëson shumë qarkullimin këmbësorëve dhe automjeteve, raporton KTV.

Veseli, tutje, tregon se që nga viti 2016 ka bërë disa kërkesa në komunë për rregullimin e rrugës së gjatë vetëm 250 metra, por që kjo ende nuk ka ndodhur.

Banorë të tjerë thonë se rrugën e përdor një numër i madh i qytetarëve, pasi përmes saj mund të mbërrijnë më shpejt në shkollë, qendër të mjekësisë dhe stacionin e autobusëve.

Përveç rrugës, banorët e kësaj lagjeje thonë se kanë edhe probleme tjera.

Edhe Banorët ankohen për zvarritje punimesh në qendër të Prishtinës Arbëri Banorët ankohen për zvarritje punimesh në qendër të Prishtinës

Në anën tjetër, komuna premton që kjo rrugë dhe të tjerat do të rregullohen brenda këtij viti.

Selim Pacolli, nënkryetar i Prishtinës, ka thënë se në disa rrugë kërkohet intervenim edhe në rrjetin e kanalizimit.