Metro

Nesër lansohet aplikacioni Prishtina Ecë nëpër histori

Nesër lansohet aplikacioni Prishtina Ecë nëpër histori

Në ambientet e Dit’ e Nat’ Café në Prishtinë, nesër nga ora 17:00 - 19:00 do të lansohet aplikacioni Prishtina Ecë. Bëhet fjalë për histori të panumërta personale që shënuan ngjarjet kryesore kulturore dhe politike në periudha të ndryshme, që kanë përcaktuar identitetin bashkëkohor të Prishtinës të mbledhura në një aplikacion, të cilit me meritë, iu dha emri Prishtina Ecë. Projekti është financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.

Qyteti i Prishtinës ka qenë gjithmonë një zonë me fluks të madh të njerëzve në lëvizje që është i banuar gati 10.000 vjet. Dokumenti i parë historik që përmend Prishtinën me këtë emër daton nga viti 1342 ndërsa gjatë shekujve 14 dhe 15, Prishtina u bë një qendër e rëndësishme minerare dhe tregtare në Ballkan. Qyteti ka kaluar nëpër sundimin ilir, romak, bizantin, osman dhe sllav, ku të gjithë kanë lënë shenja në historinë dhe trashëgiminë e tij.