Këshilltari komunal në Prishtinë, nga radhët e LDK-së, Agim Gashi, ka akuzuar Komunën e Prishtinës se nuk i bëri përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/20.
Sipas tij, “planifikimi i keq i buxhetit për vitin 2019 dhe realizimi i ulët bëri, sidomos në fushën e arsimit, që komuna e Prishtinës të mos përmbush obligimet themelore për fillimin normal të vitit të ri shkollor”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pos tjerash, qeveria komunale nuk rinovoj në përmasa të nevojshme objektet shkollore e posaçërisht objektin e gjimnazit ‘Ahmet Gashi’ apo siç është i njohur në mendësinë qytetare objektin e ‘shkollës teknike’. Pra, ky objekt, është pjesë integrale e zonës së mbrojtur të Prishtinës dhe, ashtu siç është, së paku vizuelisht, kur qytetari kalon aty pari, duhet të ketë parasysh atë pamje origjinale të asaj lagjeje sepse ashtu i është mësuar syri. Sepse kjo është vlerë trashëgimore. Kjo dhe është vlera e asaj lagjeje”, ka thënë Gashi.
Edhe me Planin Rregullativ, sipas tij, ajo zonë trajtohet si zonë e mbrojtur.
“Dhe merreni me mend, nga zyrat e qeverisë të komunës së Prishtinës del informata se do të rrënohet ai objekt që i përket zonës së mbrojtur. Dhe lajmi merr dhenë. E nxënësit dalin në protestë. Bllokojnë rrugët. Kjo katrahurë më bënë të ndjehem keq. Pse ndodhë gjithë kjo papërgjegjësi e qeverisë komunale në raport me komunitetin arsimor dhe në raport me qytetarët e vet?”, ka thënë Gashi.
“Do të ndjehej me korrektësi nga të gjithë, po qe se, me kohë, komuna do siguronte mjetet dhe do merrte masat profesionale dhe buxhetore për renovimin e atij objekti dhe, për këtë do të njoftonte qytetarët e vet, nxënësit e mësimdhënësit e kësaj shkolle”, ka thënë më tej ai.
E sipas tij, kjo do të cilësohej si korrektësi dhe përpjekje reale për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor si obligim ligjor i qeverisë komunale dhe kryetarit të saj.
“Mosinvestimet në fushën e arsimit dhe mosgatishmëria për të qeverisur racionalisht na e kujtojnë thënien e Toni Blerit, citoj ‘Si është arsimi sot, është kombi nesër’”, ka thënë Gashi.