KOSTT-i përmes një njoftimi për media bën të ditur se për shkak të punimeve në kuadër të projektit “Zhvillimi i sistemit transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” në NS 35/10 kV Prishtina 3, një pjesë e qytetit do të mbetet pa energji në orët nga 01:00 deri në 06:00 pas mesnate.
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 01 Shtator 2019, nga ora 01:00 deri në 06:00 (pas mesnate) do të bëhet shkyçja e NS 35/10kV Prishtina 3. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar punimet përgatitore për ndërtimin e nënstacionit të ri NS 110/35/10kV Prishtina 6.
Gjatë kësaj kohe qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizim në furnizim me energji elektrike (reduktimi i parashikuar 10MW)
Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit i cili bashkëfinancohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).