Anulohet konkursi për kioskat e reja në Komunën e Prishtinës Foto: KSP

Anulohet konkursi për kioskat e reja në Komunën e Prishtinës

19 August 2019 13:03

Me 28 vota për, 11 abstenime dhe asnjë kundër, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka anuluar vendimin për Konkursin që është hapur për vendosjen e kioskave në Komunën e Prishtinës.

Replika dhe akuza të shumta u hodhën në mes asamblistëve të Vetëvendosjes, LDK-së e PDK-së, se ky konkurs është hapur për interesa personale të tre milionerëve e jo për të mirën e 30 familjeve.

Pas një diskutimi përmbi një orë, në fund u anulua konkursi.

Pronarët e kioskave kanë protestuar gjatë ditës së sotme para Komunës së Prishtinës, duke kërkuar që në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit të anulohet konkursi për kioskat.

Ata protestuan me parullat “Krejt s’mund të bëhemi milionera”, “Diskriminimi i bizneseve të vogla nga Komuna e Prishtinës”.

Përfaqësuesi i bizneseve të vogla, Sabedin Hasani, tha se ligji për kioskat është diskriminues dhe me një fjalë “këtu fillon lufta në mes klasës së varfër dhe të pasur”.

“Ne sot kemi dal me protestu për të drejtën tonë. Komuna e Prishtinës ka shpall konkurs i cili është diskriminues, dhe me një fjalë këtu nisë lufta në mes të varfëve dhe milionerëve”, tha ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme