Përmes një njoftimi për media, K.R.U Prishtina njofton se para pak çastesh është dëmtuar sërish një gyp i ujësjellësit.
Sipas njoftimit, gypi është nga materiali Polietilen me diametër fi 225 mm dhe ndodhet në fshatin Hajvali, por kësaj radhe nga operatorë të KEDS-it.
“Raste të tilla të palëve të tjera, operatorë apo kontraktorë janë shtuar dukshëm kohëve të fundit ndaj infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Pa ujë të pijshëm deri në orën 01:00 në mesnatë do të mbesin, Hajvalia, Çagllavica dhe Veterniku në tërësi me të gjitha rrugët e lagjes”, thuhet në njoftimin për media të K.R.U. “Prishtina”.
“Ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren duke e bërë sërish të pamundurën në rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonave të mëdha të lartcekura”, thuhet më tej aty.
-
Dëmtohet gypi i ujit në Hajvali, disa zona mbeten pa ujë të pijshëm
-
Pëlcet gypi i ujit në Hajvali, mbesin pa ujë disa fshatra dhe lagje të Prishtinës
-
Dëmtohet një gyp, dy fshatra dhe një lagje të Prishtinës mbeten pa ujë
-
Katër fshatra të Prishtinës mbesin pa ujë
-
Pëlcet një gyp në Hajvali, pa ujë katër zona