Para pak çastesh, ka pëlcitë një tub i ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali, bën të ditur KRU Prishtina përmes një komunikate për media.
Tutje thuhet se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë janë mobilizuar dhe janë në vendin e ngjarjes për të bërë përpjekje të shpejtë për sanim.
“Pa ujë të pijshëm do mbesin një pjesë e fshatit Hajvali, Veterniku, Çagllavica dhe fshati Miradi. Pa ujë do mbesin deri në sanimin e këtij defekti që ndodhi papritur”, thuhet në komunikatë.
Tutje KRU Prishtina shton se, “sa do të zgjasë sanimi varet nga natyra e dëmtimit e për këtë do njoftoheni me kohë nga ekipet tona teknike”.
Artikuj të ngjashëm
-
Dëmtohet gypi i ujit në Hajvali, disa zona mbeten pa ujë të pijshëm
-
Pëlcet gypi i ujit në Hajvali, mbesin pa ujë disa fshatra dhe lagje të Prishtinës
-
Katër fshatra të Prishtinës mbesin pa ujë
-
Dëmtohet një gyp, dy fshatra dhe një lagje të Prishtinës mbeten pa ujë
-
Disa zona në Hajvali mbesin pa ujë deri nesër