Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Katër fshatra të Prishtinës mbesin pa ujë

Foto: Koha

KRU “Prishtina” ka njoftuar se do të intervenohet sërish në tubin e ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë janë mobilizuar dhe janë në vendin e ngjarjes për të bërë përpjekje të shpejtë për sanim ngase, kërkohet intervenimi i menjëhershëm në të njëjtin vend”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës për media, pa ujë të pijshëm, deri në sanimin e defektit, do mbesin një pjesë e fshatit Hajvali, Veterniku, Çagllavica dhe fshati Miradi.

“Sipas informacioneve nga ekipet e terrenit bazuar në natyrën dëmtuese, sanimi pritet të zgjasë deri në orën 14:30 gjatë ditës së sotme”, thuhet tutje në njoftim.