Arbëri

Vazhdojnë defektet në Ujësjellës, lagjja “Dardania” e Prishtinës pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se lagjes “Dardania” që nga ora 08.00 e mëngjesit të ditës së sotme iu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Sipas tyre, rreth orës 07:00 të mëngjesit ka pëlcitur gypi i ujit AC me diametër DN 80 milimetra në rrugën “Robert Dol”, transmeton Koha.net.

Ata përmes një njoftimi për medie thonë se, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe sipas parashikimeve teknike të natyrës së defektit, sanimi pritet të ndodhë sot rreth orës 14.00, paralelisht me rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Pa furnizim me ujë të pijshëm janë konsumatorët e pjesës më të madhe të lagjes, “Dardania,” në Prishtinë.