“Pastrimi” lë Prishtinën në bërllok Foto: Koha

“Pastrimi” lë Prishtinën në bërllok

26 April 2019 10:33

Kompania e mbeturinave “Pastrimi” e mbajti fjalën e dhënë, për keq, se sot nuk do të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave nga kryeqyteti i vendit.

Si pasojë e mospastrimit, Prishtina sot, në të gjitha pjesët e saj, ka qenë me kontejnerë me përplot mbeturina dhe me kundërmim gjithandej, raporton Koha.net.

“Arsye” për këtë hap të “Pastrimit” është, siç ka thënë kompania, bllokimit i xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.

Qytetarët ankohen se problemet ndërmjet “Pastrimit” dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës nuk duhet të jenë barrë e tyre e ta durojnë kudo bërllokun.

Komuna e Prishtinës, e cila për çdo tre muaj i dërgon faturat për pagesën e këtij shërbimi (ironia, faturat për pagesë qytetarëve u arritën mu në ditën e paralajmërimit të “Pastrimit” se nuk do ta heqë bërllokun), nuk është bërë ende e gjallë rreth këtij rasti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme