Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se shtimi i inspektimit të taksive ilegalë nuk e ka si qëllim në vete gjobën, por ndalimin e kësaj veprimtarie, sepse është ilegale dhe nuk është zgjidhje.
Ai ka shkruar në Facebook, se kjo veprimtari po shkakton probleme në trafik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë sociale të shumë familjeve, po aq sa jemi të vetëdijshëm që një pjesë e madhe e taksistëve ilegalë kanë vende pune. Shtimi i inspektimit në këtë fushë, nuk e ka si qëllim në vete gjobën. Qëllimi është ndalimi i kësaj veprimtarie, sepse është ilegale dhe nuk është zgjidhje. Përkundrazi, po na shkakton probleme në trafik. Së shpejti, Kryeqyteti do ta ketë Policinë e vet. Ata do të jenë edhe më të rreptë në këtë pjesë. Inspeksioni dhe Policia e Kosovës po angazhohen që të ngrisin vetëdijen tek taksistët ilegalë sot, ashtu që të mos ballafaqohen me Policinë e Kryeqytetit nesër, e me gjoba edhe më të larta. Synimi jonë është që të ketë sa më pak (ose fare) gjoba për qytetarët tanë, e sa më shumë rregull. Na e jepni mundësinë që ta realizojmë këtë - Mos e zhvilloni më këtë veprimtari”, ka shkruar ai në Facebook.