Komuna e Prishtinës ka ndarë mbi gjysmë milioni eurosh për të paguar edhe këstin e dytë të kredisë për autobusët e rinj, ndonëse kredia për ta është obligim i “Trafikut Urban”, e jo i Komunës.
Komuna ka vazhduar të paguajë këstet për të, ndonëse drejtues të saj në kohën kur patën paguar këstin e parë, patën premtuar publikisht se nuk do të paguajnë këste të tjera, sepse këtë duhet ta bëjë kompania “Trafikut Urban”, e cila edhe shfrytëzon autobusët e rinj, shkruan sot Koha Ditore.
E vendimin për ta paguar edhe një këst të kredisë e ka marrë vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, vetëm pak ditë para përfundimit të vitit që shkoi.
Shuma e kredisë, në vlerë prej 550 mijë eurosh, janë para të buxhetit të Komunës, të cilat nuk dihet se nga cila linjë buxhetore janë tërhequr.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Sërish vështirësi për ta paguar këstin e dytë për autobusët e rinj
-
Zvarritet 2 vjet kontingjenti i dytë i 21 autobusëve për Prishtinën
-
Shpenzimet e luksit e investimet për këtë vit nga qeverisja Rama
-
2.7 milionë eurot vënë në lëvizje autobusët në Prishtinë
-
Komuna e Prishtinës nis pagesat e borxheve ndaj Trafikut dhe privatëve