Qendra e Prishtinës pa rrymë, bie nga sistemi një nënstacion

Qendra e Prishtinës pa rrymë, bie nga sistemi një nënstacion

29 November 2018 13:09

Pjesa qendrore e Prishtinës që nga ora 12 është pa energji elektrike pasi ka rënë nga puna një nënstacion i KOSTT-it.

KEDS-i njofton se për shkak të rënies nga puna e nënstacionit “Prishtina I 110 KV”, 100 mijë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike.

“Po bëjmë maksimumin që t’i furnizojmë konsumatorët nga linjat alternative. Por, mbi 30 mijë konsumatorë, që përfshinë më tepër se 100 mijë qytetarë është e pamundur të kyçen. Nuk dihen ende shkaktarët e kësaj rënie. Për informata më të hollësishme rreth kësaj ndodhie dhe rikthimin në punë ju lutem drejtojuni KOSTT”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme