Përfaqësues të punëtorëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Prishtinë, me anë të një letre të dërguar përmes postes elektronike, bëjnë të ditur për, siç e kanë cilësuar ata, keqpërdorimet e pasurisë shoqërore në NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Prishtinë.
“Po ju drejtohemi me qëllim të publikimit dhe demaskimit të keqpërdorimeve të pasurisë shoqërore në një rast konkret e që është NPL ‘Stacioni i Autobusëve’ Sh.A. Prishtinë”, nis letra, të cilën në vazhdim po e publikojmë të plotë.
(Plotësim i Koha.net: numrat e telefonit janë edituar për shkak të privatësisë)
Fillimisht po ju njoftojmë se këto materiale janë dërguar përmes postës elektronike te kryetari i Komunës z.Shpend Ahmeti, kryesuesi i Kuvendit Komunal z.Agim Kuleta, aksionarët e kësaj ndërmarrje z.Muhedin Nushi, Mirsad Vitia dhe Rifat Deri, shefat e grupeve parlamentare dhe një numri të asamblistëve, ndërsa si rezultat i këtyre njoftimeve Komisioni i Aksionarëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Prishtinë më 14.11.2018 ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve.
Pavarësisht asaj që aksionarët kanë shkarkuar Bordin e Drejtorëve, ne mendojmë se as kryetari e as aksionarët nuk kanë bërë atë që duhet ta bënin në bazë të detyrave zyrtare që ua përcakton ligji.
Me qëllim të lehtësimit të punës për redaksinë tuaj po edhe për të kuptuar më lehtë për çka bahet fjalë, po mundohemi me i sqarua rastet veç e veç.
Në rastin e parë dokumenti 1 dhe shkresa nr. -I- ka të bëjë me:
- iPhone7 – jashtëligjshëm kanë marr 4 DB si dhe aksionarët z.Shefki Gashi e z.Shaip Shabani, (ligjërisht nuk kanë të drejtë të marrin dhe të përvetësojnë asete nga ndërmarrja);
Tani z.Shefki Gashi është asambleist kurse z.Shaip Shabani ka qenë dhe është shef i protokollit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës:
- iPhone7 – sipas informatave të sigurta nuk ka marrë z.Nezir Rama ish zv.KE dhe së paku një nga personat që gjinden në listë;
- Kurse sipas informatave të sigurta nga dy iPhone7 kanë marrë Shaip Shabani ish aksionar dhe kryesuesi i BD z.Sherif Sejdiu;
Në rastin e dytë – shkresa nr.-II- e që është përgjigje në pyetjet dhe dilemat e asamblistit të KK të Prishtinës z.Migjen Shala:
- Gjeni keqpërdorime prej më të ndryshmëve, punësime prej më të ndryshmëve, prej atyre korruptive, familjare e partiake;
Në rastin tre dokumenti 2 dhe shkresa nr. -III- ka të bëjë me një vendim për suspendimin e punëtorëve:
- Gjeni një vendim pa asnjë bazë ligjore, të “FORTIT” ofendojnë, kërcënojnë dhe suspendojnë punëtorët, vetëm e vetëm pse kërkojnë sqarime për rastin konkret, vetëm pse është kryetar sindikate dhe vetëm pse punëtori nuk pranon me dhanë dëshmi në favor të “FORTËVE”;
Për rastet në fjalë ekzistojnë videoincizimet në Ndërmarrje, në polici e në prokurori (po edhe ne kemi një pjesë të këtyre incizimeve), videoincizime këto ku shihet qartë se si UD i KE kërcënon dhe sulmon fizikisht kryetarin e sindikatës, të cilin të njëjtën ditë edhe e suspendon.
Në rastin katërt dokumenti 3 dhe shkresa nr. – IV- ka të bëjë me një mendim dhe konkluzion të Zyrës ligjore të KK të Prishtinës:
- Gjeni një dokument të Zyrës ligjore të Komunës së Prishtinës të cilin e ka nënshkruar edhe vetë kryetari i Prishtinës z.Shpend Ahmeti, por që konkluzionet e këtij dokumenti nuk i implementon me që rast Ndërmarrja është dëmtuar për së paku 80.000€.
Mbetmi me shpresë se këto materiale dhe këto keqpërdorime do t’i trajtoni dhe do t’i publikoni, gjithsesi ne jemi të gatshëm për të dhënë kontributin tonë duke iu përcjellë gjithë çfarë mendoni se është relevante për të ndihmuar në zbardhjen e këtyre keqpërdorimeve.
Mbetemi me shpresë se do të hasim në mirëkuptimin tuaj.
Me shumë respekt nga përfaqësuesit e punëtorëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Prishtinë (Pozitat dhe numrat kontaktues të personave të apostrofuar):
Shefki Gashi ish aksionar tash asambleist tel. ??? – jashtëligjshëm ka përvetësuar iPhone7,
Shaip Shabani ish aksionar (ka qenë dhe është shef i protokollit të kryetarit të kuvendit të Kosovës z.Kadri veseli), tel. 045 217XXX jashtëligjshëm ka përvetësuar s’paku një iPhone7 dhe ka punësuar s’paku dy persona duke iu marr nga 3000€
Sherif Sejdiu ish kryesues i BD tel. 049 341XXX jashtëligjshëm ka përvetësuar s’paku tre iPhone7,
Flamur Zeqiri ish drejtor Bordi tel. 044 506XXX jashtëligjshëm ka përvetësuar s’paku një IPhone7
Fatmir Dervishi ish drejtor Bordi tel. 044 168XXX jashtëligjshëm ka përvetësuar s’paku një iPhone7
Ylber Çitaku ish KE tel. 044 159XXX
Nezir Rama ish zv.KE tel. 044 200XXX dhe 044 341XXX
Gani Sopi ish drejtor Bordi tel. 044 608XXX dhe 049 341XXX
Shpyrton Mehmeti ish ZKFTH tel. 045 802XXX dhe 049 340XXX
Emin Sylejmani UD i KE tel. 049 340XXX
Krenare Berdynaj UD i Sekretarit Korporativ tel. ???
Sami Ahmeti kryetar i sindikatës i suspenduar tel. 049 805XXX dhe 045 333XXX
Driton Hasani Shef i Sigurimit i suspenduar tel.044 509XXX
Adonis Shabani Arkivist i suspenduar tel. 045 320XXX
{gallery}