Nxënësit e shkollës “Mehmet Gjevori” në lagjen Arbëria, e kanë pasur mjaft të vështirë ditën e hënë, kur temperaturat kanë rënë në zero gradë.
Edhe pse shkolla është përuruar këtë vit, ajo nuk është e përshtatshme për mësim, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrindërit janë mjaft të shqetësuar për këtë gjendje dhe kanë paralajmëruar se do të marrin masa nëse nuk tejkalohet kjo situatë.
Drejtoresha e kësaj shkolle, Valbona Kastrati, thotë se ngrohja nuk është siguruar, sepse siç i ka thënë komuna, janë vonuar procedurat e tenderimit.
Ajo premton se do të bëjë një zgjidhje të përkohshme, derisa të rregullohet problemi.
Ndërkaq, nga Drejtoria e arsimit në Prishtinë thonë se ngrohja e shkollës do të fillojë që nga dita e martë.
Sipas tyre, ekipet janë në terren vazhdimisht duke punuar në mënyrë që në të gjitha shkollat të evidentohet nëse ka probleme.
Punimet për ndërtimin e kësaj shkolle kishin nisur që nga viti 2010 dhe ishin ndërprerë për shkak të një kontesti pronësor. Shkolla u hap në shtator të vitit 2018.