Metro

LV: Komuna e Prishtinës me mungesë transparence, Ahmeti hoqi dorë nga programi i tij

LV: Komuna e Prishtinës me mungesë transparence, Ahmeti hoqi dorë nga programi i tij
 

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mbajti sot konferencë për media në lidhje me qeverisjen në Komunën e Prishtinës, që si thonë ata, ka përmbysur për të keq frymën e madhe të ndryshimit, transparencën dhe bashkëpunimin me qytetarët.

Deputeti i Lëvizjes dhe ish-drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Salih Zyba, foli për shpresën që u krijua në Prishtinë në vitin 2013 dhe luftën që u bë ndaj krimit të organizuar.