Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se janë vendosur grilat ndaluese te Mensa e Studentëve, aty ku shpesh herë ndodhin aksidente të shumta.
Ka thënë se rregullat duhet të respektohen edhe nga këmbësorët e edhe nga vozitësit.
“Edhe këmbësorët, edhe vozitësit, duhet të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Në udhëkryqin pranë Qendrës së Studentëve, shpesh janë shkaktuar aksidente si pasojë e kalimit të rrugës në vend të gabuar. Tani kemi vendosur grilat ndaluese, ashtu që këmbësorët ta kalojnë rrugën vetëm ne vendkalimet e dedikuara për ta”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Të njëjtin postim, e ka publikuar edhe zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.
-
Prishtina me ndryshime në vendkalimet e këmbësorëve për rritje të sigurisë
-
Aksident në udhëkryqin te Mensa e studentëve
-
Aksident te Mensa e Studentëve në Prishtinë
-
Pengesa betoni do të vendosen përgjatë shtegut të biçikletave në Dardani
-
Pritoret e autobusëve, në gjendje të mjerueshme – s’u rregulluan edhe përkundër premtimit të Ahmeti qysh më 2013