Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kompletohet komisioni i aksionarëve i Ndërmarrjes Publike Banesore

Seanca e ndërprerë një ditë më parë, e Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila ishte vendosur të vazhdohej një ditë më pas, ka nisur të mërkurën me përplasje të ashpra midis dy partive politike, PSD-së dhe LVV-së, që deri dikur kanë qenë nën po të njëjtën kupolë, por qenë ndarë formalisht, në mars të këtij viti.

Përplasjet janë zhvilluar rreth Komisionit të aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore, nga këshilltarja e AAK-së, Suzan Kika, kishte dhënë dorëheqjen më 1 tetor, por për këtë nuk ishin njoftuar zyrtarisht anëtarët e KK-së, deri në mbajtjen e mbledhjes, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryesuesi i KK-së, Agim Kuleta, ka thënë se fillimisht nuk e ka pranuar dorëheqjen e saj, pa i ditur arsyet për këtë, duke kërkuar takim me Kikën.

Por, derisa Kika zgjodhi që vetë të deklarohej, duke thënë se e kishte marrë këtë vendim “për arsye personale”, Kuleta është përplasur me këshilltarët e LDK-së, të cilët kërkonin të diskutonin ende në lidhje me NPB-në dhe aksionarët e saj./Salie Gajtani-Osmankaq.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)