Ka vdekur trajneri i njohur gjerman i boksit, Michael Timm.
Timm ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, ndërsa është prej trajnerëve më të mirë të boksit që ka pasur Gjermania.
Timm ka vdekur në moshën 63-vjeçare.
Ndër të tjera ky trajner ka punuar me Luan Krasniqin.
Ka udhëhequr edhe shumë boksierë të njohur si Ruslan Chagaev, Felix Sturm e Jurgen Brahmer.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin se trajneri im i mëparshëm i boksit Michael Timm ka ndërruar jetë në moshën vetëm 63-vjeçare. Ai për mua nuk ishte vetëm një trajner në ring, por edhe një udhërrëfyes, mentor dhe mik shumë i dashur. Me disiplinën e tij, me besimin e palëkundur tek unë dhe me njerëzinë e tij, ai më ka formuar dhe më ka mësuar vlera që shkojnë shumë përtej sportit. Trashëgimia e tij jeton tek të gjithë njerëzit që ai ka stërvitur, ndihmuar dhe frymëzuar. Do ta kujtoj gjithmonë me nderim dhe jam mirënjohës për kohën e kaluar së bashku”, ka shkruar Krasniqi.