Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Flickut i vdes babai pak orë para “El Clasicos”

Hansi Flick

Babai i Hansi Flickut, trajnerit të Barcelonës, ka vdekur pak orë para “El Clasicos”, ka njoftuar klubi nga Katalunja të dielën.

“Barcelona dhe e gjithë familja ‘blaugrana’ dëshron t’i shprehë ngushëllime Hansi Flickut për vdekjen e babait. E ndajmë dhembjen dhe qëndrojmë me të në këtë kohë të vështirë për të dhe familjen e tij”, ka shkruar Barcelona.

Ngushëllime për Flickun ka shprehur edhe klubi mbretëror.

“Real Madridi, Presidenti i klubit dhe Bordi i Drejtorëve, shprehin keqardhje për ndarjen nga jeta të babait të Hansi Flickut, trajnerit të Barcelonës. Real Madridi shpreh ngushëllime ndaj gjithë familjes së tij dhe më të dashurve. Pusho në paqe”, ka shkruar Real Madridi.

Flicku 61-vjeçar është në prag të fitimit të titullit në La Liga me Barcelonën, nëse e mposht Real Madridin në “Camp Nou”.

Edhe Barcelona pa trajnerin Flick në “El Clasico” Futboll Barcelona pa trajnerin Flick në “El Clasico”

Ndeshja nis në orën 21:00.

Barcelona i ka 11 pikë më shumë se Real Madridi, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.