Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka graduar karateistin nga Kosova, Orges Arifi, me gradën nënkolonel. Arifi e prezanton Shqipërinë dhe ka arritur suksese të mëdha.
“Në bazë të rezultateve sportive dhe kontributit tim në sport, jam graduar nga Ministria e Mbrojtjes me gradën nënkolonel. Ky është një vlerësim që më motivon edhe më shumë të vazhdoj rrugën time me përkushtim, disiplinë dhe përgjegjësi. Falënderim i sinqertë për të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim”, ka shkruar Arifi.
Vitin e kaluar, Arifi fitoi medalje të argjendtë në Kampionatin Evropian të karatesë që ishte mbajtur në Yerevan të Armenisë.
Nënkampion doli edhe në vitin 2024 në Evropianin e mbajtur në Zarë të Kroacisë.
-
Karateistja e Prishtinës ia siguron Shqipërisë medaljen e argjendtë
-
Nënkampioni botëror mezi iu kthye karatesë pas dënimit nga federata
-
E argjendta botërore e Islamit, “konfirmim” i nivelit që ka karateja kosovare
-
Pas të argjendtës në Botëror, Selmani i vendosur për të artën
-
9-vjeçari prishtinas me medalje të artë në turneun për karate