Për Ditën e Flamurit, festë me figurën e shqiponjës kishte edhe në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.
Madje nga një xhudist spanjoll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi e siguroi medaljen e bronztë në kategorinë deri 66 kilogramë, spanjolli Adrian Nieto Chinarro ka festuar duke e formuar figurën e shqiponjës dykrenare. Me apo pa vetëdije, spanjolli Chinarro ka bërë simbolin e shqiptarëve në Ditën e Flamurit.
Në Abu Dabi të premten garoi edhe Distria Krasniqi që fitoi medalje të bronztë në 52 kilogramë. Të shtunën të artën e kërkon Laura Fazliu, ndërsa plasman të mirë të dielën kërkon Shpati Zekaj.