Luftarake

Evras i shtyhet debutimi në artet marciale të përziera

Patrice Evra

Patrice Evras i është shtyrë debutimi në artet marciale të përziera. 

Ish-mbrojtësi i Francës dhe disa skuadrave të njohura evropiane duhej të luftonte më 23 maj, por Liga e Evropës për Luftëtarët Profesionistë, kanë thënë të enjten se data e debutimit të tij duhet të shtyhet. 

Evra, i cili u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2019, ka stërvitur bashkë me yllin e MMA, Cedric Doumbe. 

“Kam stërvitur bashkë me më të mirin në botë për disa vjet. Edhe ata do t’iu thonë se unë jam gati për këtë”, ka thënë Evra, shkruan agjencia e lajmeve AP të enjten. 

Evra luajti për Manchester Unitedin në afro 400 ndeshje, prej vitit 2006 deri në vitin 2014. 

Ai karrierë ka bërë edhe te Nice, Monaco, Juventusi, Marseille dhe West Hami.