Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Boksieri kroat sulmohet në Beograd, tërhiqet nga Evropiani

Nikica Radoniq

Boksieri kroat, Nikica Radoniq, është sulmuar në Beograd të hënën. Radoniq ishte në Beograd për paraqitje në Kampionatin Evropian të boksit amator. Meçin e parë e kishte fituar, ndërsa të dytin e kishte të mërkurën. Të hënën ai doli për të vrapuar në një park në afërsi të hotelit ku ishte e vendosur përfaqësuesja kroate. Derisa ishte duke ushtruar në park, atij iu afruan tre persona. Njëri prej tyre ka tentuar ta godas. E ka kapur për flokësh, ndërsa i janë afruar edhe dy të tjerët.

Boksieri kroat është larguar duke vrapuar, ndërsa e lëndoi kyçin e këmbës.

Ai thotë se sulmi nuk ishte i motivuar etnikisht, por se bëhet fjalë për huliganë.

Nga federata kroate kanë thënë se organizatori i Evropianit nuk kishte përgjegjësi për sulmin. Pasi u lëndua, Radoniqi u kthye në Kroaci dhe nuk vazhdoi paraqitjen në Evropian.

Në klubin e Splitit, ku ushtron Radoniqi, janë të dëshpëruar që nuk i ka kontaktuar fare federata kroate.

Ndërkohë një familjar i boksierit ka thënë se përgjegjësia është e Federatës së Boksit të Serbisë pasi nuk ka ofruar siguri për një boksier që doli të vrapojë për të mbajtur peshën. Joshko Radoniq ka thënë se boksierët nuk mund të qëndrojnë mbyllur tërë ditën në hotel dhe se duhet të dalin të vrapojnë e për këtë të jenë të sigurt.

Rasti është dënuar nga ministria e punëve të jashtme të Kroacisë.

Artikuj të ngjashëm