Boksieri japonez Jin Sasaki pësoi nokautin më të rëndë të karrierës së tij fundjavën e kaluar, gjatë ndeshjes për titullin botëror në kategorinë velter të WBO-së.
Në raundin e pestë të meçit, Sasaki mori goditje të fuqishme me dorën e majtë në kokë nga kundërshtari i tij, Brian Norman Jr., që e la pa ndjenja. Gjatë rrëzimit, ai goditi kokën në dyshemenë e ringut, gjë që shkaktoi probleme serioze shëndetësore.
Presidenti i klubit të Sasakit, Issei Nakaya, i tha tabloidit britanik “The Sun” se boksieri japonez humbi menjëherë kujtesën pas ndeshjes.
“Jo vetëm që nuk mban mend vetë meçin, por nuk kujton as që ishte planifikuar një ndeshje. Ai ka humbur kujtesën për gjashtë javët e fundit”, zbuloi Nakaya.
Pas ndeshjes, Sasaki u dërgua në spital ku iu bë një skanim CT. Fatmirësisht, nuk u konstatuan gjakderdhje të brendshme, por aktualisht vuan nga humbja e kujtesës për shkak të goditjes së fortë në kokë. Nuk janë shënuar lëndime fizike të tjera, por vazhdon të qëndrojë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore, dhe pritet t’i bëhen ekzaminime të reja së shpejti.
Brian Norman Jr. tani ka rekord mbresëlënës prej 26 fitoreve dhe asnjë humbjeje, ndërsa Sasaki numëron 19 fitore, dy humbje dhe një barazim.
VIDEO:
Brian Norman Jr Stops Jin Sasaki In Round 5. Norman Jr Now 28-0 (22 KOs). #NormanSasaki pic.twitter.com/OzxhuuCcEO