Kristian Prenga po përgatitet për sfidën më të madhe të karrierës së tij. Ai do të përballet me ish-kampionin e botës në kategorinë e rëndë si profesionist, Anthony Joshua.
Para këtij dueli vëmendja është kthyer te momentet kur britaniku ka treguar dobësi në ring, me Wladimir Klitschkon, Andy Ruizin dhe Daniel Duboisin.
Klitschko e vendosi Joshuan në provën më të vështirë të karrierës. Ruiz realizoi një nga befasitë më të mëdha në kategorinë e rëndë duke e mposhtur pas një beteje dramatike, ndërsa Dubois tregoi fuqinë e tij me një fitore me nokaut.
“DAZN” ka bërë pyetjen se "a do të frymëzohet Prenga nga Klitschko, Ruiz dhe Dubois?".
Joshua përballet me Prengën në Arabinë Saudite të shtunën në mbrëmje.