Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lokalet 2021

LVV-ja zotohet për qeverisje pa trillime në Suharekë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Suharekës, Salih Zyba, ka thënë se LVV-ja e ka opsionin dhe planprogramin e duhur për qeverisjen e ardhshme në këtë komunë.

Zyba ka thënë në “Zgjedhjet në KOHË” të KTV-së se deri më tani në Suharekë ka pasur keqqeverisje dhe qeverisje pa frymë të ndryshimit e pa vizion të qartë.

Ai ka shtuar se programi i tij qeverisës nuk ka trillime por tema reale.

“LVV e ka opsionin, planprogramin, dhe e ka mundësinë. Ne jemi futur në garë me besim, angazhim dhe përkushtim, e me frymë të ndryshimit që i paraprin nevojave të qytetarëve. Kemi zgjedhur pika të rëndësishme por këto pika janë nevoja të qytetarëve, nuk ka trillime e iluzione por tema reale të cilat qytetarët i kanë kërkuar për shumë vite. Ne jemi opsioni i duhur i mundshëm”, ka thënë Zyba.