Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Zbuloni nga “Harta” e fytyrës se çfarë problemi keni në trup

Lëkura është një nga pjesët e para të trupit që shfaq simptoma kur diçka nuk shkon mirë me trupin tuaj, sidomos lëkura e fytyrës.

Sipas mjekësisë kineze, çdo pjesë e fytyrës përfaqëson një organ të caktuar në trup, transmeton shendeti.com. Shenjat janë: aknet, puçrrat, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, skuqjet etj.

Balli: Fshikëza e urinës dhe zorra e hollë

Shkaktari: Konsumimi i tepërt i yndyrës, ushqimeve të përpunuara, alkoolit, sheqerit dhe qëndrimi deri natën vonë mund të shkaktojnë vështirësi në procesin e tretjes.

Kura: Ushqime të freskëta, shumë ujë, konsumim të moderuar të alkoolit dhe fjetje në orën e duhur.

Edhe Cilat janë problemet me shëndetin si pasojë e puçrrave në fytyrë Lifestyle Cilat janë problemet me shëndetin si pasojë e puçrrave në fytyrë

Mes vetullave: mëlçia

Shkaktari: Stomaku mund të jetë duke funksionuar më shumë se ç’duhet, pasi keni ngrënë shumë dhe mund të jeni alergjik ndaj disa ingredientëve.

Kura: Rekomandohet që të konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të freskëta, të merrni ajër të p1astër, të bëni ushtrime fizike etj.

Harku poshtë syve: veshkat

Shkaktari: Konsumimi i tepërt i alkoolit, duhanit, qarkullimi i keq, zemër të dobët. Kura: Duhet të konsumoni shumë ujë dhe të ulni nivelin e kafeinës, pijeve të sheqerosura dhe alkoolit. Shikoni nëse jeni të dehidratuar.

Hunda: Zemra

Shkaktari: Dhomat e mbyllura, ajri i ndotur, gazrat, stomaku i fryrë, qarkullimi i keq i gjakut. Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë disa probleme në këtë pjesë të fytyrës.

Kura: Kontrolloni tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Çaji jeshil organik mund t’ju ndihmojë në nxjerrjen jashtë të toksinave.

Pjesa e sipërme e faqeve: mushkëritë

Shkaktari: Astma, duhani, ndotja e ajrit.

Edhe Arsyet pse fytyra skuqet më shumë teksa plakeni kur vuani nga rosacea Lifestyle Arsyet pse fytyra skuqet më shumë teksa plakeni kur vuani nga rosacea

Mund të shkaktojnë edhe qeska të zeza poshtë syve.

Kura: Qëndroni larg ajrit të ndotur dhe duhanit. Kryeni edhe sa më shumë aktivitete fizike.

Faqet: Mushkëritë dhe Veshkat

Shkaktari: Duhani, stresi, ushqimi i pashëndetshëm dhe konsumimi i tepërt i sheqerit.

Kura: Mos konsumoni ushqime të pashëndetshme dhe përdorni produkte kozmetike të cilësisë së mirë.

Goja dhe mjekra: stomaku

Shkaktari: Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer, dhe simulantët si kafeina dhe alkooli. Qëndrimi deri natën vonë dhe stresi mund të shkaktojnë mosbalancim.

Kura: Nisni një dietë që ju ndihmon në balancimin e trupit. Konsumoni sa më shumë ushqime. Nëse problemet vazhdojnë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Nofulla dhe qafa: Hormonet

Edhe Shenjat e çrregullimeve hormonale që nuk duhen injoruar Lifestyle Shenjat e çrregullimeve hormonale që nuk duhen injoruar

Shkaktari: Konsumimi i tepërt ushqimeve të kripura, erëzave, kafeinës dhe mungesa ujit.

Kura: Konsumoni më pak nga këto ushqime dhe pini sa më shumë ujë.