Një lajm i mirë vjen nga shëndetësia, pasi shkencëtarët kanë zbuluar një pilulë që mund të ndalojë gërhitjen gjatë natës.
Tableta e re lehtëson simptomat e "apnesë obstruktive të gjumit (OSA)" - e cila prek miliona njerëz në mbarë botën, duke shkaktuar gërhitje të mëdha dhe, ndonjëherë, ndërprerje të frymëmarrjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezultatet fillestare nga provat klinike sugjerojnë se pilula e marrë para gjumit mund t'i lehtësojë këto probleme deri në 74 për qind.
Tableta e re, e quajtur aktualisht me kodin AD109, përmban dy ilaçe ekzistuese.
E para, atomoxetine, ekziston për gati 20 vjet, dhe noradrenalinë.
Çfarë është gërhitja?
Gërhitja është zëri që del gjatë frymëmarrjes së personit kur ai është në gjumë. Ky zë dridh qiellzën e lart dhe gjuhën e vogël. Kuptimi i fjalës Apnes është ndalimi frymëmarrjes. Fatkeqësisht gërhitja shihet më shumë tek burrat se tek gratë.
Nëse tek personi ka ndonjë element që shkakton bllokimin e hundës, gojës apo të mushkërive atëherë mund të ndikojë në zhvillimin e Apnesit të gjumit.
Brenda problemeve të hundës hyjnë të gjitha llojet e alergjive dhe tharja e cila shkaktohet në fyt nga soba me dru. Në mes të faktorëve që bllokojnë fytin janë bajamet e mëdha, niveli i lartë i indeve yndyrorë dhe rritja e disa indeve të përziera pas fytit.