Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Zbulohet aksidentalisht bakteri që ushqehet me metal

Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj të bakterit i cili ushqehet dhe merr kaloritë nga metali, pas dyshimit se ka ekzistuar me mijëra vite, por nuk është dëshmuar asnjëherë, shkruan CNN.

Mikrobiologët nga Instituti për Teknologji i Kalifornisë (Caltech) aksidentalisht zbuluan bakterin duke kryer eksperimente që nuk kishin të bënin me këtë bakter, dhe ku kishin përdorur një lloj të manganit në formë të shkumësit.

Dr. Jared Leadbetter, profesor i mikrobiologjisë mjedisore në Caltech, e la një enë xhami të mbuluar me substancën e manganit që të njomet në ujë në lavamanin e zyrës së tij, dhe e harroi enën për disa muaj sepse shkoi për punë jashtë fakultetit. Kur u kthye, Leadbetter e gjeti enën e mbuluar me një material të zi.

Hulumtuesit pas analizave gjetën se shtresa e zezë e gjetur në enë ishte mangan i oksiduar i cili ishte krijuar nga bakteri që erdhi nga uji.

Në hulumtimin e publikuar në revistën Nature të martën, shkencëtarët kanë cekur se këto janë bakteret e para që ushqehen me manganin dhe e përdorin si burim të energjisë, transmeton KOHA.

Hulumtimi i ri gjithashtu ka zbuluar se bakteri mund të përdorë manganin për procesin e ashtuquajtur kimiosintezë e cila e kthen dyoksidin e karbonit në vëllim biologjik.

Edhe Zbulohet mundësia e krijimit të energjisë elektrike nga ajri Tech Zbulohet mundësia e krijimit të energjisë elektrike nga ajri

Shkencëtarët besojnë se këto gjetje do t’ju ndihmojë më shumë për të hulumtuar përbërjen e ujit dhe sistemet ujore të cilat mund të bllokohen për shkak oksidit të manganit.

Shkencëtarët gjithashtu besojnë se zbulimi do të ndihmojë në kuptimin e grumbujve të manganit, topa të mëdhenj metalikë që arrijnë madhësinë e një portokalli dhe shpesh gjenden në shtratin e detit. Këta topa të cilët përmbajnë metale të rralla mblidhen nga fundi i detit, por pak dihet se si krijohen.