Ankara, 29 nëntor - Shkencëtarët zbuluan variacione gjenetike të cila rrisin rrezikun e çrregullimit të mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD).
Sipas Science Daily, në hulumtimin e zhvilluar nga Projekti iPSYCH i Danimarkës, institutet Harvard Broad dhe Massachusetts Technology, Fakulteti i Mjekësisë i SUNY Upstate dhe Konsorciumi Psikiatrik i Shkencës së Gjenomit, janë përcaktuar variacione gjenetike të cilat rrisin rrezikun e mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit.
Në hulumtim variacionet gjenetike në gjenet e mbi 20 mijë personave që kanë ADHD janë krahasuar me ato të 35 mijë personave të shëndetshëm. Shkencëtarët kanë zbuluar 12 zona të cilat rrisin rrezikun tek personat të cilët kanë variacione specifike gjenetike të infektimit me sëmundjen, ndërsa zbulimi do të kontribuojë në kuptimin e biologjisë që qëndron nën zhvillimin e ADHD-së.
Detajet e hulumtimit janë publikuar në revistën "Nature Genetics".
-
Studiuesit zbulojnë qindra faktorë të tjerë gjenetikë që çojnë në depresion
-
Studimi i ri: Më shumë se 15 milionë amerikanë kanë ADHD
-
Rriten rastet e fëmijëve me hiperaktivitet
-
Të rriturit me ADHD mund të jenë trefish më të rrezikuar nga demenca
-
Studimi i autizmit zbulon faktorët e rinj gjenetikë dhe rolin e tyre në vonesën gjuhësore