Ka disa zakone të pashëndetshme që shumica i praktikojnë dhe që ndikojnë negativisht në shëndetin e veshkave pa e kuptuar fare.
Fillimisht duhet të reduktoni konsumin e tepërt të kripës. Organizata Ndërkombëtare e Shëndetit të Veshkave rekomandon që të rriturit të konsumojnë maksimum 2300 miligramë natrium në ditë, ndërsa ata me sëmundje të veshkave ose presion të lartë të gjakut duhet të kufizohen në 1500 miligramë në ditë.
“Kur hani shumë kripë, veshkat reagojnë duke mbajtur ujin për ta holluar. Në këtë mënyrë ato dëmtohen. Mund të dëmtojë edhe muskulin e zemrës”, ka thënë mjeku Adam Ramin.
Sipas hulumtimit të publikuar në revistën profesionale “Nutrition”, personat që hanë ushqime ultra të përpunuara kanë mundësinë më të lartë të sëmundjeve kronike të veshkave. Pra, reduktoni ushqimet e shpejta dhe hani më shumë fruta dhe perime.
Gjithashtu nuk duhet ta teproni me konsumimin e mishit të kuq. Një studim i vitit 2017 zbuloi se është i lidhur me rrezikun e sëmundjes së veshkave në fazën përfundimtare. Pijet me ëmbëlsues artificialë janë të sigurta nëse i pini me moderim. Megjithatë, nëse i konsumoni çdo ditë, keni një rrezik më të lartë për dëmtim të veshkave, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Edhe
Ushqimet që duhet shmangur për të mos u dëmtuar veshkat
Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shëndetit të Veshkave njoftoi se pirja e katër pijeve alkoolike në ditë dyfishon rrezikun e sëmundjeve kronike të veshkave.
“Personat që pinë shpesh alkool dhe e duan cigaren janë në rrezik edhe më të madh”, theksoi doktori.