Ushtrimet fizike janë të domosdoshme për trupin e njeriut.
Edhe në kohë pandemie mbajtja e trupit në lëvizje ka dobi.
Ushtrimet Joga janë ideale për këtë kohë. Në pamundësi të mbajtjes së klasave në grup, motrat Agnesa dhe Rina Mehmeti nga Urban Joga po i mbajnë ato online, transmeton KOHA.
Fillimi i kësaj metode është sfiduese pasi rezultati nuk është i garantuar, por vajzat ia kanë dalë të kenë sukses.
Energjia dallon nga klasat me grupe dhe ato individuale.
Urban Joga ofron klasa edhe për shtatzënat. Vajzat kanë edhe histori suksesi për këto ushtrime.
Edhe
Çka ju ndihmon që të flini mirë
Numri i pjesëmarrësve në klasat online nuk ka rëne pavarësisht se puna nuk është e njëjtë si para koronavirusit.
Agnesa dhe Rina mendojnë që pas pandemisë ta realizojnë një libër për fëmijë me ushtrime joga.
Urban Joga ka filluar aktivitetet në nëntor të 2017-s.