Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Vitamina D parandalon diabetin

Foto: Ilustrim

Nivelet më të larta të vitaminës D reduktojnë dukshëm rrezikun nga prekja me diabet.

Njerëzit me nivel të vitaminës D nën 30ng/ml në gjak rrezikojnë për një të tretën të preken më shumë nga diabeti.

Kështu tregon një studim i fundit sipas të cilit personat që kanë nën 50ng/ml vitaminë D në gjak rrezikohen për një të pestën të preken nga sëmundja.

Studimet e mëhershme kanë sugjeruar se vitamina D forcon sistemin imunitar të njerëzve, transmeton KosovaPress.

Autori i studimit, Sue Park, nga Universitetit nacional në Seul, tha se kanë gjetur se pjesëmarrësit e studimit që ishin nivel më të ulët të vitaminës D në gjak rrezikohen më tepër nga diabeti, ndërsa ata që kanë nivel më të lartë janë më pak të rrezikuar.

Edhe Më shumë e gjysma e personave me diabet të tipit 2 kanë mungesë të këtyre vitaminave Lifestyle 3 muaj më parë Më shumë e gjysma e personave me diabet të tipit 2 kanë mungesë të këtyre vitaminave

Studiuesit këmbëngulin se të rriturit duhet të kenë të paktën 30ng të vitaminës D për milimetër të gjakut, i cili është për 10ng/ml më i lartë se sa niveli i rekomanduar nga Instituti i Medicinës.

Ndryshe, tipi 1 i diabetit ndodh kur sistemi imunitar sulmon qelizat e veta të insulinës, derisa diabeti i tipit 2 më tepër është i lidhur me faktorët e stilit të jetës, si mbipesha.