Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Vezët e thëllëzës, katër herë më shumë vlera se ato të pulës

Vezët e thëllëzës apo shkurtëzës janë tepër të shëndetshme dhe ushqyese për organizmin. Ato janë më të vogla se vezët e pulës apo të rosës.

E verdha e këtyre vezëve është shumë herë më e ndezur dhe më e madhe në krahasim me të bardhën.

Ndonëse ky aspekt i bën këto vezë jo të mira për njerëzit që kanë nivele të larta të kolesterolit, ato konsiderohen përgjithësisht të shëndetshme.

Këto vezë i gjeni në tregjet e fshatarëve ose në supermarkete.

Vlerat shëndetësore të vezëve të thëllëzës

Edhe Kush nuk duhet të konsumojë kurrë vezë të pagatuara Lifestyle Kush nuk duhet të konsumojë kurrë vezë të pagatuara

Shikimi

Sipas të dhënave, vezët e thëllëzës përmbajnë sasi të larta të vitaminës A e cila përmirëson shikimin. Antioksidantët parandalojnë formimin e perdes së syrit.

Kolesteroli

Siç e thamë më lart, këto vezë nuk rekomandohen për njerëz që kanë tashmë një nivel të lartë të kolesterolit. Por njerëzit që nuk e kanë këtë problem, mund të konsumojnë vezët e thëllëzës sepse përbërësit e saj pasurojnë kolesterolin e mirë.

Tensioni i gjakut

Vezët e thëllëzës përmbajnë kalium që ul tensionin e gjakut.

Sipas informacioneve, ky mineral shërben për zgjerimin e enëve të gjakut.

Vezët për detoksifikim

Studimet kanë treguar se konsumi i vezëve të thëllëzës ndihmon në eliminimin e toksinave nga gjaku dhe zvogëlimin e gurëve në veshka dhe në tëmth.

Sëmundjet kronike

Edhe Pasojat që mund të sjellë për shëndetin konsumimi i tepërt i vezëve Lifestyle Pasojat që mund të sjellë për shëndetin konsumimi i tepërt i vezëve

Antioksidantët tek vezët e thëllëzës luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë sëmundje kronike. Vezët e thëllëzës përmbajnë sasi domethënëse të vitaminës C dhe asaj A që neutralizojnë radikalet e lira dhe mbrojnë shëndetin.

Alergjitë

Vezët e thëllëzës përmbajnë një lloj proteine që në trup lufton simptomat e alergjive. Ndaj nëse vuani nga inflamacioni apo reagime alergjike, vezët e thëllëzës ju vijnë në ndihmë.

Metabolizmi

Vitamina B tek vezët e thëllëzës përmirësojnë metabolizmin dhe hormonet, tregojnë të dhënat.

Duke u dhënë shtysë shumë prej proceseve të organizmit, këto vezë janë shumë të shëndetshme dhe të shijshme.

Ndryshimi mes vezëve të thëllëzës dhe pulës

Vlera ushqyese e vezëve të thëllëzës është 3-4 herë më e lartë se vezët e pulës.

Ato përmbajnë 13 për qind proteinë, ose 2 për qind më shumë se vezët e pulës.

Edhe Dobitë shëndetësore të konsumimit të vezëve në mëngjes Lifestyle Dobitë shëndetësore të konsumimit të vezëve në mëngjes

Vezët e thëllëzës përmbajnë 140 mcg vitaminë B1 ndërsa vezët e pulës përmbajnë 50 mcg vitaminë B.

Ato përmbajnë dyfishin e vitaminave A dhe B2 dhe pesëfishin e hekurit dhe kaliumit në krahasim me vezët e pulës./mapo