Stinën e pranverës së shpejti po e lëmë pas me ngjyrat e thonjve, të cilat simbolizojnë zgjimin e natyrës. Të tilla si:pastel, rozë, ngjyrë qielli, e verdhë e hapur, si dhe tonet e tjera të zbehta.
Mirëpo, këto ngjyra nuk do të thotë se nuk do të vazhdojnë të aplikohen edhe gjatë verës. Profesionistët e thonjve thonë se stina e nxehtë për këtë vit do të karakterizohet me llojllojshmëri ngjyrash për thonj, por që do të mbizotërojnë ato natyrale krahas ngjyrave ekstravagante, shkruan Koha Ditore.
Stilistja e thonjve nga Qendra “Estethica”, Amire Gashi, shpjegon më në detaje trendet për stinën e verës në vendin tonë, e që sipas saj, nuk dallojnë shumë nga trendet botërore.
Ajo thotë se vera do të karakterizohet me ngjyrat metalike, por edhe modelin “french”, që duket më i përafërti me pamjen natyrale të thonjve... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)