Flokët e gjata janë një qëllim në vetvete për shumë femra. Përveçse përdorimit të shampove adekuatë, maskave speciale dhe prerjes së rregullt të majave të dëmtuara, ndryshimi në regjimin ushqimor mund t’ju ndihmojë që të keni flokë të gjata dhe të shëndetshme.
Konsumoni më shumë këto produkte të sugjeruara nga ekspertët shëndetësor dhe flokët tuaj do të rriten më shpejt sesa e mendoni.
Salmoni
Salmoni përmban shumë Omega-3, çka ndihmon për rritjen e shëndetshme të flokut dhe rigjenerimin e pjesës së dëmtuar.
Mishi i pulës
Mishi i pulës përmban shumë proteina, të cilat janë shumë të domosdoshme për prodhimin e keratinës.
Veza
Vezët përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, të cilat janë edhe elementët kryesorë që ndihmojnë për rritjen e flokëve.
Bajamet
Kjo arrore ka një përmbajtje të lartë të vitaminës E, e cila është përgjegjëse për rritjen dhe fuqizimin e rrënjës së flokut.
Thjerrëzat
Thjerrëzat përmbajnë një sasi të madhe të hekurit dhe ky përbërës ndikon direkt në rritjen e flokëve.