Flokët e gjata, të forta dhe me shkëlqim janë pothuajse ëndrra e çdo femre, por jo të gjitha kanë mundësi t’i kenë natyralisht.
Sigurisht se është e rëndësishme ta mbani flokun të shëndetshme me trajtimin dhe përdorimin e produkteve të duhura, por është gjithashtu e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje dietës suaj. Ju mund të keni flokë të thatë, të butë ose të mëndafshtë, dhe të gjitha këto janë shenja të shëndetit tuaj të përgjithshëm.
Çdo fije floku është e përbërë nga qelizat që përmbajnë një proteinë të fortë të quajtur keratin, dhe ato duhet të ushqehen vazhdimisht me minerale dhe vitamina për t’i bërë flokët të gjatë dhe të fortë.
Për flokë të shëndetshme, këto janë disa produkte ushqimore të cilat duhet patjetër t’i shtoni në dietën tuaj të përditshme:
Vezët
Vezët përmbajnë proteina dhe flokët kanë nevojë për proteina, prandaj është e rëndësishme të siguroheni që keni mjaft proteina në dietën tuaj. Proteina është blloku i ndërtimit të flokëve dhe vezët janë një nga burimet më të pasura natyrore të proteinave.
Spinaqi
Hekuri është një mineral esencial që e kërkojnë qelizat e flokëve. Në fakt, mungesa e hekurit në trup mund të shkaktojë humbje të flokëve. Kur trupi humbet hekur, oksigjeni dhe lëndët ushqyese nuk transportohen në rrënjët e flokëve dhe kështu pengohet rritja e tyre.
Agrumet
Frutat agrume ju duhen për ta marrë dozën e duhur të vitaminës C. Trupi kërkon vitaminë C për përthithjen e hekurit ndaj ju duhet t’i shtoni agrumet në dietën e përditshme. Nutricistët rekomandojnë që një limon në ditë është i mjaftueshëm për ta marrë dozën e nevojshme ditore të vitaminës C. Kjo vitaminë është e nevojshme edhe për prodhimin e kolagjenit, duke siguruar furnizim të rregullt të ushqyesve dhe rritjen e shpejtë të flokëve.
Arroret dhe farat
Arroret dhe farat përmbajnë acidet yndyrore Omega-3. Acidet yndyrore Omega-3 i ushqejnë flokët dhe ndihmojnë në trashjen e qimeve.
Drithërat
Drithërat janë të pasura me biotin, hekur, zink dhe vitamina B. Biotina është e nevojshme për përhapjen e qelizave dhe luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e aminoacideve, të cilat kërkohen për rritjen e flokëve.
Karotat
Pini lëng karote çdo ditë për rritjen e shpejtë të flokëve. Karotat janë të pasura me vitaminë A dhe indet e flokëve e kërkojnë këtë vitaminë që çdo qelizë të rritet. Ajo gjithashtu ndihmon kokën ta prodhojë vajin natyral sebum që e mban atë dhe rrënjët e shëndetshme, si dhe e siguron rritjen e flokëve.
Avokadot
Avokado është plot me vitaminë E, e cila përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon folikulat të punojnë në mënyrë më efikase për të nxitur rritjen e flokëve.