Lifestyle

Ushqimet që diabetikët duhen t’i anashkalojnë

Përbërësi më i rrezikshëm për pacientët me diabet është glukoza, raporton USAToday.

Ky përbërës kimik i njohur ndryshe si sheqer është prezent në shumë ushqime. Sidomos në ato që kanë përmbajte të niseshtesë.

Përbërësi numër një që diabetikët duhet ta heqin nga menytë e tyre është pikërisht niseshteja. Ky përbërës gjendet në oriz, bukë të bardhë dhe patate.

Përbërësi tjetër është sheqeri industrial. Si pjesë e karbohidrateve, sheqeri është i përbërë nga 50% glukozë dhe është shumë i rrezikshëm për diabetikët. 50% -shi tjetër i sheqerit industrial është fruktoza një tjetër përbërës që shkakton problem. Pra, gjithçka që përmban sheqer të shtuar apo industrial nuk duhet të konsumohet.

Përveç ëmbëlsirave e biskotave që hyjnë në rend me ushqimet industriale, glukozë e fruktozë përmbajnë edhe disa fruta si bananet. Mirëpo glukoza e fruktoza që janë prezentë në fruta janë natyrale dhe shoqërohen nga fibrat e natyrshme që ndihmojnë organizmin në tretje. Megjithatë duhet bërë kujdes me frutat që kanë përmbajtje të lartë të sheqerit. Në frutat e ndaluara për pacientë me diabet janë frutat e thata si dhe rrushi, fiku, papaja, banania, shalqiri, mollët japane, etj.

Megjithatë ka shumë fruta të tjera që diabetikët mund t’i konsumojnë duke përfshirë, dredhëzat, manaferrat, mandarinat, pjeshkat, dardhat, mollët, avokado, kivi, pjepri, mango, kumbulla e boronica.

Rreziku tjetër është proteina.

Nëse shumë proteinë qarkullon në gjak, rrit nivelin e insulinës dhe shndërrohet në yndyrë, ashtu siç bën sasia e madhe e sheqerit.

Proteinat në formën e mishit të kuq janë të dëmshme. Hekuri që i jep mishit të kuq ngjyrën, mund të dëmtojë pankreasin dhe rrit rrezikun për diabet nëse nuk hahet me masë.

Diabeti është sëmundje e rrezikshme e cila rrit rrezikun për infeksione, kancer, verbëri, sëmundje të veshkave dhe sëmundje të zemrës, ndër të tjera probleme shëndetësore.