Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet më të mira për ta ulur kolesterolin

Kolesteroli i keq rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare ku përfshihen sëmundjet e zemrës dhe ataku në zemër.

Kolesteroli ndahet në tre kategori: lipoproteinë e një dendësie të ulët, tepër të ulët dhe tepër të lartë.

Lipoproteina e një dendësie të lartë është shumë e mirë për shëndetin.

Dy të tjerat janë të dëmshme.

Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:

Edhe Ushqimet më të mira për uljen e kolesterolit Lifestyle Ushqimet më të mira për uljen e kolesterolit

Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)

Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl

Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl ose pak më i lartë.

Niveli i triglicerideve duhet të jetë më i ulët se 150 mg/dl.

Ndryshimet në ushqyerje dhe stilin e jetesës janë të nevojshme për uljen e kolesterolit.

Niveli i kolesterolit matet me një analizë të thjeshtë gjaku.

Tërshëra

Tërshëra përmban sasi të larta të fibrës së tretshme e cila ndihmon në uljen e nivelit të lipoproteinës së dendësisë së ulët.

Fibra pakëson përthithjen e kolesterolit në gjak, ndërkohë që fibra ju mban të ngopur për shumë gjatë.

Tërshëra gjithashtu ul rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Bajamet

Bajamet përmbajnë shumë yndyra mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura.

Ato gjithashtu janë të pasura me fibër.

Bajamet rrisin nivelet e kolesterolit të mirë dhe ulin nivelet e atij të keq.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një grushti me bajame çdo ditë por jo më shumë.

Lëngu I Portokallit

Prania e vitaminës C tek lëngu i freskët i portokallit me gjithë tul ndihmon në uljen e kolesterolit.

Lëngu i portokallit përmirëson edhe profilin e lipideve në gjak.

Nëse i druheni sheqerit në gjak, atëherë rekomandohet ngrënien e disa portokajve në ditë.

Salmoni

Edhe Ushqimi që mund të ndihmojë në uljen e yndyrës së dëmshme në gjak Lifestyle Ushqimi që mund të ndihmojë në uljen e yndyrës së dëmshme në gjak

Peshku salmon është i pasur me acide yndyrore omega-3 që e mbrojnë shëndetin nga kolesteroli i lartë dhe rreziku i sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një-dy racioneve me salmon çdo javë.

Vaji I Ullirit

Yndyrat mono-të-pangopura tek vaji i ullirit ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe pengojnë atakun në zemër.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e dy lugëve gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër por tregoni kujdes sepse ky vaj përmban shumë kalori.

Avokadot

Avokadot përmbajnë yndyra mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme.

Ato ulin nivelin e kolesterolit të keq por edhe e ushqejnë organizmin me proteinë, fibër, vitamina e minerale.

Sipas informacioneve të AgroËeb.org, ekspertët rekomandojnë ngrënien e një avokadoje në ditë.

Hudhra

Hudhra ul kolesterolin, tensionin e gjakut dhe e mbron zemrën.

Për shumë njerëz ajo është një alternativë e shkëlqyer ndaj medikamenteve

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e dy deri në tre thelbinjve hudhër me stomak bosh çdo ditë.

Çokollata E Zezë

Kjo ëmbëlsirë mundet të ulë me efikasitet nivelin e kolesterolit të keq.

Ajo përmban shumë antioksidantë dhe flavonoidë që pengojnë bllokimin e enëve të gjakut.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një deri në dy copëzave të çokollatës së zezë me të paktën 60 përqind përmbajtje kakaoje në ditë.

Këshilla Të Tjera Për Uljen E Kolesterolit

Ekspertët rekomandojnë aktivitetin fizik, lënien e duhanit, shmangien e alkoolit dhe konsumin e pakët të yndyrave të ngopura.

Edhe Tetë ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin Lifestyle Tetë ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin

Për më tepër, ata rekomandojnë shmangien e ushqimeve me yndyrë, karbohidrate dhe sheqerna të përpunuara.

Mishi i kuq, produktet e bulmetit me yndyrë, dhe ushqimet e përpunuara duhen shmangur gjithashtu./AgroWeb