Hulumtuesit nga qendra kombëtare spanjolle për hulumtim të kancerit kanë zbuluar se rritja e nivelit të NADPH, molekulës e cila merr pjesë në reaksionet antioksidante, e rrit aktivitetin antioksidues të qelizave.
Në këtë mënyrë qelizat e trupit tonë i mbrojmë nga përkeqësimi, duke ngadalësuar kështu procesin e plakjes, transmeton Koha.net.
Si ta rrisim NADPH? Duke ngrënë më shumë ushqime të pasura me vitaminë B3, të cilat janë ushqimet si salmoni i egër, toni, mishi i pulës, mishi i derrit, të brendshmet (mëlçia), kikirikët, mishi i viçit, avokado dhe kërpudhat.
Vitamina B3 në organizëm krijohet nga triptofani, një aminoacid i cili është i pranishëm në ushqimet me origjinë shtazore (mishi, qumështi dhe vezët).
Vitamina B3, si dhe vitaminat e tjera të grupit B, janë esenciale për metabolizimin e sheqerit, yndyrave dhe proteinave, dhe për krijim të energjisë dhe për frymëmarrje qelizore.
Vitamina B3 ndikon në shëndetin mendor, e detoksifikon organizmin nga kimikatet e ndryshme të dëmshme. Gjithashtu, ajo ndihmon në punën e traktit të tretjes, shëndetin e lëkurës, qelizat nervore dhe enët e gjakut.