Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet e duhura kundër rrahjeve të shpejta të zemrës

Takikardia është një çrregullim që ka të bëjë me rrahjet e shpejta të zemrës.

Rrahjet normale të zemrës kur trupi është në gjendje pushimi janë nga 60 deri në 100 rrahje për minutë.

Nëse zemra rreh më shumë se 100 rrahje për minutë, atëherë ky ritëm është tepër i shpejtë dhe një simptomë e takikardisë.

Takikardia mund të jetë një problem i përkohshëm ose edhe kronik në varësi të sëmundjeve të zemrës apo stilit të jetesës.

Ndjekja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor është një nga rekomandimet kryesore që lëshohen nga mjekët.

Edhe Sasia e kafes që mund të pini çdo ditë pa rrezikuar shëndetin Lifestyle Sasia e kafes që mund të pini çdo ditë pa rrezikuar shëndetin

Pijet pa kafeinë

Përdorimi i simulantëve mund të jetë një shkak i shfaqjes së takikardisë.

Disa lloje medikamentesh dhe kafeina konsiderohen simulantë.

Për të eliminuar rrezikun që vjen nga takikardia, hiqni dorë nga kafeina dhe alkooli.

Yndyrat

Sëmundja e zemrës është një shkaktar dhe një faktor rreziku i rrahjeve të shpejta të zemrës.

Niveli i lartë i kolesterolit dhe mbipesha mund të rrisin rrezikun e komplikimeve si takikardia.

Kosi pa yndyrë është një burim i shkëlqyer i kalciumit dhe proteinës që ju mban të shëndetshëm.

Edhe Zakonet që duhen shmangur për ta mbajtur stabil nivelin e sheqerit në gjak Lifestyle Zakonet që duhen shmangur për ta mbajtur stabil nivelin e sheqerit në gjak

Mos konsumoni shumë ushqime të skuqura, ëmbëlsira apo biskota të paketuara që përmbajnë shumë yndyrë.

Fruta dhe perime

Mundohuni të hani sa më shumë të gjelbra.

Konsumoni më shumë fruta, perime, produkte bulmeti pa yndyrë, proteina dhe drithëra të plota për të mbajtur tensionin e gjakut në nivele normale dhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Më pak sheqer

Nëse vuani nga takikardia, kufizoni sasinë e sheqerit.

Kur hani shumë sheqer, sidomos esëll, trupi reagon duke mbiprodhuar enzima, insulinë dhe adrenalinë.

Zemra rreh më shpejt falë hormoneve të çliruara në gjak.

Edhe Gjashtë suplemente që nuk rekomandohen për shëndetin e zemrës, sipas dietologëve Lifestyle Gjashtë suplemente që nuk rekomandohen për shëndetin e zemrës, sipas dietologëve

Ekspertët thonë se mund të mos jetë e nevojshme që të hiqni dorë krejtësisht nga sheqeri.

Megjithatë sipas tyre është e rëndësishme të mos e teproni./AgroWeb.org