Uji i ambalazhuar që blejmë për konsum, mund të kthehet në një rrezik për shëndetin, nëse subjektet tregtare që e shesin këtë produkt, nuk e ruajnë në kushtet e duhura.
Kujdesi për të ruajtur ujin në kushtet e kërkuara mungon thuajse në çdo dyqan. Ai vendoset në ambiente të hapura, apo edhe në diell, teksa termometri në orët e pikut të vapës arrin edhe 40 gradë.
Specialistët i thanë VizionplusTv se uji nëse ruhet në temperatura mbi 18 gradë, mund të krijojë baktere të rrezikshme.
Në analizat që Drejtoria e Shëndetit Publik ka bërë, uji i ambalazhuar ka dalë me probleme. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, përgjegjës për kushtet e ruajtjes së ujit të ambalazhuar në dyqane, e konsideron situatën nën kontroll.
Por ndryshe nga kontrollet e inspektorëve, monitorimi në disa dyqane e markete, tregon se bidonët ekspozohen edhe me ditë të tëra në temperatura të larta.
-
Nushi: Uji i ambalazhuar s’ka shanse të dalë në treg pa i plotësuar standardet
-
Arsyet pse nuk duhet të hani ushqime në ambient të hapur
-
Si të mbroheni nga helmimet në verë, kur të bëni pazar dhe çka të hani
-
Shishet e ujit, strehë për baktere nëse nuk pastrohen rregullisht
-
Temperaturat e larta, IKSHPK-ja alarmon për rrezik nga helmimet ushqimore