Rreth 90 për qind e njerëzve në botë fillojnë ta humbasin shikimin gradualisht pas moshës 65-vjeçare.
Kjo mund të prekë këdo me kalimin e viteve nëse nuk tregoni kujdesin e duhur.
Tashmë me shtimin e pajisjeve teknologjike dhe ekraneve me rreze të dëmshme për syrin, rëndësia që duhet t’i kushtoni syve tuaj është shumë herë më e madhe.
Mbani syze
Syze dielli apo syze optike nëse keni nevojë, janë gjithnjë të domosdoshme e të rëndësishme për sytë tuaj.
Edhe
Si t’i mbroni sytë me kalimin e moshës?
Jo vetëm kur mund t’i shikoni rrezet e diellit, por edhe ne rastet kur ka re, pasi rrezet e dëmshme UVB mund të depërtojnë dhe të dëmtojnë syrin tuaj.
Mjaftojnë një palë syze me efekt mbrojtës ndaj rrezeve ultraviolet dhe rreziku i prekjes nga katarakti i syrit ose i quajtur ndryshe “perdja e syrit” përgjysmohet.
Konsumoni ushqimet e duhura
Siç mjekët dhe ekspertët e shëndetit prej vitesh theksojnë, çdo gjë nis nga ushqimi.
Me ushqimin, ju mund ta kuroni ose ta sëmurni trupin tuaj ndaj kujdes me çfarë zgjidhni dhe si e konsumoni atë.
Ekspertët thonë se perimet me ngjyra të ndezura parandalojnë shfaqjen e kataraktit të syrit, i cili shkakton vështirësi dhe humbje të shikimit.
Edhe
Disa këshilla për të mbrojtur sytë nga dëmtimi që mund të ndodhë me moshën
Konsumoni shumë patate të ëmbla, domate apo kungull në mënyrë që të mbroni sytë tuaj.
Karotenoidët do të ndihmojnë përmirësimin dhe ruajtjen e shikimit tuaj për një kohë të gjatë.
Hiqni dorë nga teknologjia dhe pini një kafe
Jeta sot është shumë e lidhur me teknologjinë, nuk mund të mendohet më një ditë pa telefon, kompjuter apo televizor.
Kjo mënyrë jetese shtrihet në punë, në shtëpi, gjatë pushimeve e kudo tjetër, ndaj për pak momente në ditë lëreni mënjanë.
Edhe
5 këshilla për shikim më të mirë
Dilni të pini një kafe pasi kafeina është e pasur me antioksidatë dhe polifenolë të cilat parandalojnë kataraktin me 44%.
Kështu herën tjetër që do të pini një kafe shijojeni atë në maksimum dhe përfitoni të gjitha vlerat në organizëm. /AgroWeb