Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si t’i mbroni sytë me kalimin e moshës?

Rreth 90 për qind e njerëzve në botë fillojnë ta humbasin shikimin gradualisht pas moshës 65-vjeçare.

Kjo mund të prekë këdo me kalimin e viteve nëse nuk tregoni kujdesin e duhur.

Tashmë me shtimin e pajisjeve teknologjike dhe ekraneve me rreze të dëmshme për syrin, rëndësia që duhet t’i kushtoni të parit është shumë herë më e madhe.

Ju prezantojmë tre mënyra të thjeshta për mbrojtjen e syve:

Mbani syze

Syzet e diellit apo syzet optike nëse keni nevojë, janë gjithnjë të domosdoshme e të rëndësishme për sytë tuaj.

Jo vetëm kur iu bien rrezet e diellit por edhe në rastet kur ka re, pasi rrezet e dëmshme UVB mund të depërtojnë dhe të dëmtojnë sytë tuaj.

Mjaftojnë një palë syze me efekt mbrojtës ndaj rrezeve Ultraviolet dhe rreziku i prekjes nga katarakti i syrit ose i quajtur ndryshe “perdja e syrit” përgjysmohet.

Konsumoni ushqimet e duhura

Siç theksojnë prej vitesh mjekët dhe ekspertët e shëndetit, çdo gjë nis nga ushqimi.

Me ushqimin ju mund ta kuroni ose ta sëmurni trupin tuaj, ndaj kujdes me çfarë zgjidhni të hani dhe si i konsumoni ato ushqime.

Ekspertët thonë se perimet me ngjyra të ndezura parandalojnë shfaqjen e kataraktit të syrit i cili shkakton vështirësi dhe humbje të të parit.

Konsumoni shumë patate të ëmbla, domate apo kungull në mënyrë që të mbroni sytë tuaj.

Karotenoidët do të ndihmojnë përmirësimin dhe ruajtjen e të parit për një kohë të gjatë.

Hiqni dorë nga teknologjia dhe pini një kafe

Jeta sot është shumë e lidhur me teknologjinë, nuk mund të mendohet më një ditë pa telefon, kompjuter apo televizor.

Kjo mënyrë jetese shtrihet në punë, në shtëpi, gjatë pushimeve e kudo tjetër, ndaj për pak momente në ditë lëreni pajisjet teknologjike mënjanë.

Dilni të pini një kafe pasi kafeina është e pasur me antioksidatë dhe polifenolë të cilat parandalojnë kataraktin me 44 për qind.

Kështu herën tjetër që do të pini një kafe shijojeni atë në maksimum dhe përfitoni të gjitha vlerat ushqyese të saj./AgroWeb.org

Artikuj të ngjashëm