Nëse skleroza “Multiple” trajtohet që herët atëherë do të keni mundësi të u ikni sëmundjeve invalidore në të ardhmen
Fillimi i trajtimit për sklerozën multiple menjëherë pasi të përjetoni së pari simptomat e sëmundjes mund të ngadalësojë përparimin e saj.
Sipas një studimi të botuar në revistën “Neurology”, njerëzit që fillojnë trajtimin shpejt kanë 45 për qind më pak gjasa të përparojnë në paaftësi të moderuar në dekadën e ardhshme, në krahasim me ata që vonojnë trajtimin.
Studiuesit e përshkruajnë paaftësinë e moderuar si gjendje që mund të ecë pa u ndihmuar, por me probleme të lehta e të moderuara me funksion motorik, vizion ose aftësi të të menduarit, shkruan The Washington Post.
“Kur bëhet fjalë për trajtimin e sklerozës së shumëfishtë, aq më mirë është”, tha një studiues në një deklaratë të lëshuar nga Akademia Amerikane e Neurologjisë.
Në MS, sistemi imunitar i trupit sulmon sistemin nervor qendror (trurin, palcën kurrizore dhe nervat optike), duke dëmtuar substancën e njohur si mielinë (ndonjëherë e quajtur lëndë e bardhë) që izolon dhe mbron nervat.
Kjo ngadalëson ose bllokon mesazhet që përcillen ndërmjet trurit dhe trupit dhe mund të çojë në simptoma të tilla si problemet me pamjen, dobësim i muskujve, mpirje, përgjumje, probleme me ecjen dhe balancimin dhe probleme të tjera.
Nuk është gjetur asnjë kurë për sklerozën “Multiple”, por është treguar se trajtimi zvogëlon frekuencën dhe ashpërsinë e simptomave dhe vonon përparimin e sëmundjes.
Edhe
Skleroza multiple mund të nisë dëmtimin e trurit shtatë vjet para shfaqjes së simptomave
Një studim është bërë në 580 njerëz të moshës 50-vjeçare dhe më të rinj, të cilëve u janë bërë kontrolle të vazhdueshme për 11 vjet.
Ata që filluan trajtimin më të hershëm, u zbulua gjithashtu se ishin 60 për qind më pak të prirë të ishin transferuar në një fazë më të avancuar të sëmundjes, të quajtur sklerozë “Multriple progresive dytësore”.
Gjithashtu, ata kishin 50 për qind më shumë të ngjarë se fillestarët e vonuar të kishin sklerozë “Multiple” që nuk kishte përparuar gjatë vitit pas fillimit të trajtimit.
-
Qelizat që e ndalojnë inflamacionin po shihen si zgjidhje për trajtimin e sklerozës së shumëfishtë
-
Tri zakone të shëndetshme në moshën e mesme mund ta vonojnë demencën deri në 13 vjet
-
Çka e shkakton migrenën dhe si mund të lehtësohet?
-
Të moshuarit që ecin më shpejt kanë deri në 50 për qind më pak rrezik për rënie të funksioneve të trurit