Të gjithë e dinë se bakteret e fekaleve përfundojnë në ajër kur lëshohet uji me kapak të hapur të tualetit, ndërsa tani në Shtetet e Bashkuara është kryer një studim gjatë të cilit u konstatua se tharësit e shpejtë të duarve i mbledhin këto baktere dhe pastaj i shpërndajnë nëpër duart tuaja.
Hulumtuesit i analizuan pllakat e ekspozuara për vetëm 30 sekonda nën tharësin e duarve dhe duart e personit që sapo ka qenë në tualet. Ata konstatuan se pllakat e trajtuara me tharëse duarsh në vete i kanë në mes 18 deri në 60 koloni të baktereve, ndërsa në duart e personit i cili qëndroi dy minuta në tualet janë gjetur më pak se një koloni. Në vetë tharësen e duarve është zbuluar një "nivel minimal i baktereve", transmeton koha.net.
Hulumtimi i kryer në Connecticut i përfshiu 36 tualete në objektin e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Connecticutit. Laboratori e prodhoi një sasi të madhe të sporeve PS533, një lloj ky specifik por i padëmshëm i bakterit Bacillus subtilis. Kolonitë e këtyre sporeve përbënin prej 2-5 për qind të baktereve që gjenden në pllakat e trajtuara në tharëse të duarve, pa marrë parasysh se sa ishte tualeti i larguar nga laboratori në të cilin u shfaqën sporet
"Këto rezultate tregojnë se shumë lloje të baktereve, duke përfshirë patogjenet dhe sporet potenciale, mund të jenë të shpërndara në të gjithë objektin dhe të depozitohen në duar përmes tharëseve," thanë autorët e studimit.
Shtrohet pyetja se pse pllakat e trajtuara me ajër nga tharësi i duarve kishin aq shumë spore. Tharësit mund të veprojnë si rezervuar për bakteret ose fryrja e tyre intensive krijon thjesht ekspozim më të madh me ajrin tashmë të ndotur. Dëshmitë sugjerojnë se tharëset mund t'i mbulojnë duart me baktere, por nuk është e sigurt nëse gjithashtu depozitojnë spore bakteriale.
Hulumtuesit e rekomandojnë përdorimin e pecetave të letrës.