Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Terapia revolucionare në luftën kundër kancerit

Nga Shtetet e Bashkuara po vjen një lajm i madh për një sëmundje të rëndë të tillë si Limfoma jo-Hodgkin. Autoritetet përgjegjëse kanë miratuar trajtimin revolucionar, i cili mund të rikonfigurojë limfocitet, qelizat imune të pacientit, duke i transformuar ato në vrasës të kancerit. Terapia e zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kancerit së bashku me Kite Pharma, mund të aplikohet tek të rriturit me neoplazmë malinje të indeve limfatike . Vetëm në Shtetet e Bashkuara do të ketë 3500 pacientë që çdo vit nuk mund të shërohen nga kjo sëmundje nëpërmjet kimioterapisë.

Trajtimi, i quajtur Yescarta, është terapia e dytë e gjeneve, e autorizuar nga autoriteti farmaceutik i SHBA pas Kymriah (që i përket Novartis). Nëse kjo terapi kushton rreth 475.000 dollarë (por Novartis ka premtuar se do të jetë falas për pacientët që nuk përmirësohen pas një muaji), trajtimi i ri që modifikon limfocitet për të luftuar kancerin ka një kosto më të ulët rreth 370.000 dollarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo