Teknologjia e përdorur për vaksinën Oxford-AstraZeneca për COVID-19 është përdorur për të krijuar një vaksinë që mund të ndihmojë në trajtimin e kancerit, thonë shkencëtarët.
Duke përdorur të njëjtën teknologji të vaksinës së Oksfordit, studiuesit kanë krijuar një vaksinë me dy doza që ata shpresojnë se mund të arrijnë synimin për tumoret tek njerëzit.
Kur u testua në minj, vaksina rriti numrin e qelizave T kundër tumorit që sulmojnë rritjen kancerogjene, duke ndihmuar në rritjen e shkallës së mbijetesës, shkruan SkyNews.
Shpresohet se kjo vaksinë mund të përdoret te njerëzit së bashku me terapinë për trajtimin e kancerit, ku qelizat T të pacientit kthehen kundër tumoreve.
Një provë klinike tani do të zhvillohet tek njerëzit me kancer të mushkërive më vonë këtë vit.
-
Vaksinat anti-COVID mund të ndihmojnë disa pacientë me kancer të luftojnë tumoret
-
“Vaksina universale” kundër kancerit shkatërroi tumorët rezistentë te minjtë
-
Superkompjuteri ndihmon në studimin për vaksina kundër kancerit
-
Testimet e para në botë të vaksinës kundër kancerit të mushkërive
-
Pacientët në Angli të parët që do ta marrin vaksinën për trajtimin e kancerit