Kujdesi për trupin është në rritje e sipër dhe kjo jo vetëm për çështje estetike, por edhe për një shëndet më të mirë.
Sipas nutricistëve dhe dietologëve, pirja e ujit deri në 4 litra, ushqimi i zgjedhur dhe aktivitet fizike janë ato që ndikojnë në shëndet.
Dhurata Nasufi-Halabaku, nutriciste dhe mjeke specialiste e përgjithshme, thotë se edhe kur tentohet humbja e peshës duhet të merren kalori.
“Tek dietat për humbje të peshës duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse dieta duhet të jetë e mirëfilltë dhe në staza afatgjate që të mos ketë dëmtime shëndetësore. Ka dieta sipas grupeve të gjakut, testin e tolerancës dhe në bazë të kalorive”. Për humbjen e peshës është shumë me rëndësi marrja e kalorive, mirëpo edhe faktorët ushqyes sikurse ushqimet e proceduara, ëmbëlsirat, pijet e gazuara etj. Duhet të fokusohemi në ushqimet, të cilat përmbajnë fibra kanë ujë më shumë dhe janë të pasura me vitamina dhe minerale”, tha Halabaku.
Gjithashtu, dietologia, Vala Pupovci ka theksuar se edhe mosha, gjinia dhe mënyra e jetesës janë faktorë që ndikojnë në përcaktimin e një diete të shëndetshme.
“Një dietë e shëndetshme dhe efektive organizohet ose personalizohet në bazë të nevojave të secilit individ, këtu hyjnë nevojat klorike që një person i ka ato nevoja që tregojnë që sa kalori djeg ai person dhe sa duhet me marrë kalori gjatë ditës. Nëse një person vjen tek unë me qëllim humbjen e peshës, së pari e përcaktojmë analizën e përbërjes trupore ku e matim masën e trupit, yndyrës, muskujve. Në bazë të kësaj e dimë metabolizmin bazal të individit, por edhe nga aktiviteti fizik përcaktohet dieta”, tha Pupovci.
Ndërkaq, nutricistja, Dhurata Nasufi Halabaku, përmend edhe një lloj të testit ku në bazë të saj përcaktohet edhe lloji i dietës, gjithashtu bën thirrje te popullata se dietat e shëndetshme kërkojnë konsulta vetëm nga profesionistët shëndetësorë.
“Këto ditë është në trend testi i tolerancës me anë të fijeve të flokut, aty na prezantohen rreth 800 artikuj ushqimor dhe jo ushqimor. Nga kjo bëhet edhe përpilimi i dietës varësisht për humbje apo shtim të peshës”. Të kenë shumë kujdes nga dietat që na servohen çdo ditë në internet, sepse dietat duhet të kenë faktorët ushqyes dhe të mos ketë 1 ditë 1 ushqim, por duhet një larmi ushqimesh për të qenë dietë e shëndetshme. Konsultimi me profesionistë është i nevojshëm para nisjes së dietës”, deklaroi Halabaku.
nutricistes Vala Pupovci, për të jetuar shëndetshëm duhet të hash gjërat e duhura në masën e duhur.
“Është shumë me rëndësi të ushqehemi shëndetshëm, dieta e ka për qëllim jo vetëm humbjen e peshës por edhe marrjen e të gjitha lëndëve ushqyesi që i nevojiten një personit të shëndetshëm. Nuk është efektive një dietë që na rrezikon shëndetin. Nuk ka ushqime që janë për humbje të peshës apo për shtim të peshës. Një produkt gjatë dietës mund të jetë i mirë edhe për shtim edhe për humbje të peshës. Është puna te sasia e ushqimit. Në momentin që porcionet janë të reduktuara kjo ndihmon në humbje të peshës”, thotë Pupovci.
Ajo bën thirrje në masë që t’u shmangemi dietave nga interneti, të cilat sipas saj mund të deformojnë shëndetin e njeriut.
“Një dietë dhe një plan i ushqimit duhet me qenë i planifikim në mënyrë që të mund t’i përmbahemi në mënyrë të rregullt. Gjithmonë duhet konsultuar me profesionistët për humbje të peshës. Të largohen dietat e internetit pasi që kanë efekte anësore. Personat më të vështirë për të punuar me ta janë ata që nuk e kanë organizim të mirë të jetës, por mundohem të gjej një gjuhë të përshtatshme të bashkëpunimit. Kurse personat që vijnë të motivuar janë më efektiv gjatë dietave”, thotë ajo.
“Dietat në bazë të grupit të gjakut thuhet se janë efektive por nuk janë të vërtetuara shkencërisht”, kështu është shprehur Dhurata Nasufi Halabaku, mjeke specialiste e përgjithshme.
Edhe pse hezitojnë t’i provojnë dietat për humbje të peshës, qytetarët i përkrahin dietat e shëndetshme.